Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Proçesi i plakjes e bën lëkurën të duket më pak e hidratuar dhe më e varur. Pjesa e parë e fytyrës që tregon shenjat e plakjes është zona rreth syve. Indet dhe muskujt rreth syve janë të dobët dhe me kalimin e kohës krijohen rrudha dhe qepallat varen.
Përveç moshës, faktorët e tjerë që çojnë në varjen e qepallave janë lodhja, alkooli, mënyra e jetesës, gjenetika etj.
Është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për lëkurën e fytyrës. Përdorni kremra hidratues me përmbajtje bimore dhe maska natyrale.
Maskë natyrale për qepallat e varura:
Produktet: një e bardhë veze, pambuk
Pastroni mirë fytyrën dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Me anë të pambukut thithni të bardhën e vezës dhe vendoseni në qepallat e syrit.
Mbajeni qepallat të mbyllura derisa veza të thahet plotësisht.
Shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët dhe më pas me ujë të ftohtë.
Burimi: Choose Healthy Life


