Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Shafrani i Indisë është një nga erëzat më të shëndetshme. Përbërësi më aktiv në këtë erëz është kurkumi, i cili ka veti anti-inflamatore që parandalojn sëmundjet e stomakut, zorrës së trashë madje edhe kancerin.
Trupi mund ta absorbojë kurkumin shumë lehtë, prandaj është e rëndësishme që ta bëni pjesë të dietës së përditshme.
Në këtë postim do t’ju paraqesim një pije natyrale që ndihmon në tretje, lehtëson dhimbjet e stomakut dhe ul inflamacionin.
Përbërësit: 1 filxhan shafran Indie (rrënjë), 6 gota ujë, 1 filxhan mjaltë, lëngu i 2 kokrrave limoni.
Valoni shafranin e Indisë derisa uji të marrë ngjyrë të verdhë. Hiqeni lënguni nga zjarri dhë lëreni derisa të ftohet në temperaturën e ambientit. Hidheni lëngun në një shishe qelqi dhe shtoni mjaltin, lëngun e limonit. Konsumoni një gotë të lëngut të krijuar esëll në mëngjes, gjysmë ore para se të konsumoni mëngjesin. Tundeni shishen përpara se të konsumoni lëngun.
Burimi: Choose Healthy Life


