Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Kjo metodë për gatimin e zarzavateve është e lehtë dhe mbi të gjitha do t’ju ndihmojë të merrni një vakt ushqyes pa harxhuar orë të gjata në kuzhinë.
Pasi t’i pastroni, pritini perimet në copa të vogla. Këshillohet t’i prisni në copa me madhësi të ngjashme në mënyrë që të mund të gatuen me të njëjtin ritëm. Nxehtësia e pllakës së sobës duhet të jetë e lartë.
Ndërkohë që tigani me pak vaj ulliri nxehet mirë, shtoni perimet dhe i përzieni në mënyrë të vazhdueshme. Vini re se tiganisja e perimeve në të njëjtën kohë shkakton avull i cili ndihmon në zbutjen e tyre. Pas disa minutash (varet sa të buta i preferoni perimet) mund t’i largoni nga soba dhe janë gati për t’u konsumuar.
Nëse dëshironi të konsumoni një pjesë të tyren pak çaste më vonë mund t’i ringrohni.
Burimi: thealternativedaily / shendeti.com.al


