Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Kujdesi ndaj lëkurës është shumë i rëndësishëm sidomos kur bëhet fjalë për rrudhat. Maska që do t’ju paraqesim në këtë postim është shumë e thjeshtë dhe shumë efektive. Kjo maskë ka efekt lifting, e tërheq lëkurën dhe redukton dukjen e rrudhave.
Përbërësit: 1 e bardhë veze, 1 lugë lëng limoni.
Përzieni të dy përbërësit në një tas derisa të formohet një masë homogjene. Para se të aplikoni maskën pastroni mirë fytyrën dhe qafën me ujë të bollshëm. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe në qafë dhe mbajeni derisa e bardha e vezës të thahet. Së fundi, shpëlajeni fytyrën me ujë të vaktë.
Për rezultate më të shpejta dhe më të mira përsëriteni këtë maskë 3-4 herë në javë.
Burimi: Step to Health


