E paralizuara rinisë të ecë falë zbulimit të madh mjekësor

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Në një zbulim mahnitës, pacientë të paralizuar për shkak të disa dëmtimeve në shtyllën kurrizore kanë rifituar aftësinë për të lëvizur këmbët pasi u trajnuan me një eksoskeleton të lidhur me trurin, madje njëri prej tyre arriti të ecë me ndihmën e patericave.pacient

Shkencëtarët zhvilluan projektin “Walk Again” (të ecësh sërish) në Sao Paulo, Brazil, me shpresën që t’u jepnin mundësi paraplegjikëve të lëvizin me anë të eksoskeletonit, i cili kontrollohet nga mendimet e tyre.

Gjatë trajnimit, të tetë pacientët filluan të rifitojnë shqisën e prekjes dhe lëvizjes tek shpina. Më herët mendohej se nervat në shtyllën kurrizore të 7 prej pacientëve ishin dëmtuar tërësisht.

Por, hulumtuesit shkencorë tashmë besojnë se një pjesë e vogël e nervave shpëtuan dhe pikërisht këto nerva janë riaktivizuar nga trajnimi, duke rilidhur qarqet në tru.

“Ndërkohë që një paciente fillimisht nuk ishte në gjendje as të qëndrojë në pozicion drejt duke përdorur mbajtësen, pas 10 muajsh trajnim, e njëjta paciente arriti të ecë duke përdorur  paterica, mbajtëse dhe me ndihmën e një trapisti”, treguan hulumtuesit shkencorë për revistën “Scientific Report”.

“Në këtë fazë, pacientja fitoi aftësinë për të lëvizuar vullnetarisht këmbën, duke imituar të ecur, ndërkohë që qëndron në këmbë”.

Dr. Miguel Nicolelis, drejtues i Qendrës për Neuroinxhinieri në Universitetin Duke, tregon se 7 pacientë që më parë klasifikoheshin si të paralizuar totalisht, tashmë konsiderohet si “pjesërisht të paralizuar”.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit