Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Fize Smailaj
Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarë amerikanë, imunoterapia ka rezultuar e suksesshme në kurimin e alergjisë nga kikirikët tek fëmijët. 80% e pjesmarrësve në studim, të cilët ishin nga 9 deri në 36 muajsh, filluan të konsumonin produkte me përmbajtje kikiriku pas imunoterapisë dhe nuk patën asnjë problem.
Sipas zyrtarve të Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive dhe Alergjike, ky studim është prova që mbështet sigurinë e imunoterapisë në kurimin e kësaj alergjie te fëmijët e sapodiagnostikuar me të. Imunoterapia ndaj kikirikut fillon me konsumimin e dozave të vogla të kikirikut dhe më pas me rritjen e sasisë së marrjes së tij. Çdo pjesëmarrësi iu caktua ose një terapi me dozë të lartë kikiriku, që përfshinte një sasi ditore prej 3.000 miligramësh kikirik, ose një terapi me dozë të ulët që përfshinte një sasi ditore prej 300 miligramësh.
Kërkuesit zbuluan se të dyja terapitë, si ajo me dozë të lartë dhe ajo me dozë të ulët, ishin të sigurta dhe shumë efektive në uljen reaksionit që organizmi kishte ndaj kikirikut. Pothuajse të gjithë pjesëmarrësit, patën efekte anësore, si dhembje barku, por ishin përgjithësisht të lehta dhe kërkonin pak ose aspak mjekim. Pasi iu nënshtruan imunoterapisë për mesatarisht 29 muaj, pjesëmarrësit e shmangën plotësisht kikirikun për 4 javë. Studimet e mëparshme kane treguar se kjo lloj terapie ofron një lloj mbrojtjeje ndaj reaksionit anafilatik, i cili, nëse nuk kurohet në momentin e duhur, mund të rrezikojë edhe jetën e pacientëve. / https://shendeti.com.al/


