Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka
Ajo ka dy djem aktualisht, ndërsa shtatzënia e tretë përfundoi tragjikisht në abort. Tiffany Burns, nga Teksasi, ka pritur 6 muaj që të shpërndajë këtë foto të çuditshme në llogarinë e saj në Facebook, bashkë me një mesazh prekës.
Ja çfarë shkruan Tiffany:
“Kjo është dora ime, e cila po mban fëmijën tim të ëmbël, Ezekiel. E kam lindur më 20 janar 2016. Zemra e tij ndaloi në dy ditë pasi kishte kaluar javën e 11-të. Zemra e tij rrihte. Kishte një tingull të ëmbël. Kishte jetë! Nuk ishte thjesht një grumbull qelizash. Ishte i formuar. Perfekt! Shikojeni me detaje. Gishtat e duarve dhe të këmbëve. Ndihem me fat që jam nëna e tij! Ai jetoi për të treguar jetën e të tjerëve!”.
Asnjë nënë nuk do që ta përjetojë këtë eksperiencë. Gjithsesi Tiffany ka gjetur një mënyrë për t’u mësuar me të, ndërkohë që ka shpërndarë edhe një mesazh të rëndësishëm: ka jetë që në javën e 11-të të shtatzënisë. Fotoja është komentuar dhe shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumica prej njerëzve e kanë kritikuar vendimin e nënës për të abortuar.


