Tre janë faktorët që përcaktojnë kapacitetin për ta menaxhuar dhe kontrolluar kohën: Temperamenti, karakteri dhe personaliteti. Ky është përfundimi në të cilin ka arritur, Psikiatri dhe Presidentin i Organizatës Kërkimore mbi Depresionin në Itali, Dr. Salvatore Di Salvo.
“Kush lind me një temperament të shqetësuar dhe në ankth ka shpesh frikë se nuk do t’ia dalë ndaj dhe në një takim për shembull, përpiqet që të mbërrijë disa minuta përpara”. E kundërta ndodh me ata që janë gjithnjë me vonesë të cilët kanë një temperament më të relaksuar, ndaj dhe nuk shqetësohen për të respektuar orarin.
Karakteri nga ana tjetër përbëhet nga disa cilësi personale të marra që në lindje nga ambienti familjar dhe social, cilësi që përcaktojnë kapacitetin për tu përshtatur me shoqërinë. Kush ka patur një edukim dhe prindër autoritarë dhe hiperprotektiv mesiguri do të jetë një person që vonohet gjithmonë pasi në vetvete refuzon çdo lloj rregulli dhe përpikmërie. Ndërsa kursh është rritur nga prindër të aftë për të trasmetuar respektin e rregullave ndaj të tjerëve, vështirë që kur të rritet do të lerë njeri ta presë.
Personalitetit është rezultat i dy faktorëve, karakter dhe temperament. Ekuilibri mes të dyjave është e dhënë e përpikmërisë, pra e të qenit në orar. Ndërsa dis-ekuilibri përcakton mënyra të sjelluri të ndryshme, shpesh ekstreme, si në rastin kur bëhet fjalë për një njeri të përpiktë ose për një njeri që vonohet në mënyrë kronike.
Megjithatë, kush vjen me vonesë shpesh, nuk e bën për të shkaktuar shqetësim psikologjik. Përveç rasteve e vonesave të pavullnetshme, të cilat ndodhin për shkak të faktorëve të jashtëm, vonesave të paparashikueshme dhe që nuk varen nga personi, ekzistojnë të pakten 3 lloje të tjera vonesash.
Kemi ata persona që vonohen për shkak të angazhimeve të shumta dhe që përpiqen të vrapojnë pas kohës për të bërë sa më shumë gjëra të jetë e mundur dhe që në fund të ditës janë gjithnjë të kënaqur me atë çka kanë arritur të bëjnë. Ky është rasti i “dembelëve optimistë”. Rasti tjetër është ai i personave që janë “gjithnjë në luftë me kohën”.
Njerëz tepër të sigurtë në vetvete, me karakter të fortë, efiçentë, konkurues dhe fitues, që bëjnë një numër të paimagjinueshëm aktivitetesh gjatë një 24 orëshi dhe aktivitete të cilat për tu realizuar sa më mirë kërkojnë nga individi që të mos e vrasë mendjen për të respektuar orarin. I fundit është rasti i atyre personave që, ndonëse nuk kanë ndonjë gjë të madhe për të bërë dhe pavarësisht se janë me vonesë, janë tepër të përqendruar tek nevojat personale. Në këtë rast kemi të bëjnë me njerëz egocentrikë, “të pakujdesshëm kundrejt tjerëve”.



