Ushqimet që nuk duhet të konsumohen nga të moshuarit

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Fize Smailaj

Vezët e pa gatuara –  Shmangni ushqimet që përmbajnë vezë të pa gatuara ose të gatuara shumë pak. Problemi me këto vezë është rreziku nga bakteri salmonela, i cili është i rrezikshëm jo vetëm për të moshuarit, por edhe për personat me sistem imunitar të dobët. Gatimi i mirë i vezëve e vret salmonelën.te moshuar

Djathi i butë nuk duhet të konsumohet nga personat e moshuar për shkak të njomështisë dhe aciditetit të ulët, dy elemente këto që e bëjnë djathin një strehëz për bakteret helmuese. Nëse konsumohet i gatuar, djathi i butë nuk përben asnjë problem, pasi nxehtësia i vret bakteret.

Mishi i përpunuar – Llojet e përpunuara të mishit, si kremviçet apo proshutat, rrisin rrezikun e toksoplasmozës, një sëmundje parazitare. Gjëja më e mirë që mund të bëhet në këtë rast është ndërprerja e konsumimit të të tilla ushqimeve dhe zëvendësimin e tyre me mishin e pulës dhe të produkteve të detit.

Qumështi i pa pasterizuar – Konsumoni qumështin dhe nënproduktet e tij në gjendje të pasterizuar, sepse kur është i pa pasterizuar, qumështi mund të përmbajë baktere në nivele shumë të larta. Qumështi i pasterizuar kalon përmes një procesi gjatë të cilit vriten bakteret e rrezikshme dhe ai bëhet një produkt i sigurt për t’u konsumuar. Në asnjë rast nuk duhet të ndërpritet konsumi i qumështit apo nënprodukteve të tij, por duhet të jemi të kujdesshëm ndaj faktit nëse ai është i pasterizuar apo jo. E njëjta gjë vlen edhe për lëngjet e frutave, ato duhet të jenë të pasterizuara.

Perime të pa gatuara – Nëse nuk janë gatuar aq sa duhet perimet, mund të jenë një burim i mundshëm helmimi, sepse kushtet në të cilat ato rriten janë ideale edhe për bakteret.

Sushi ose peshku i pa gatuar – Të moshuarit mund të konsumojnë peshk pa asnjë problem nëse ai është i gatuar mirë, por nëse nuk është, do të ishte më mirë të shmangej sepse bakteret që ndodhen atje mund të shkaktojnë sëmundje serioze te ata.

Buka e bardhë dhe brumërat – Konsumoni produkte të drithërave të papërpunuara (krunde), sepse ato janë të pasura në fibra dhe ushqyes që ndihmojnë në procesin e tretjes dhe në mbrojtjen e zemrës. / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

45% e të moshuarve në azile me probleme mendore, pa mjekë dhe pa barna
Një test i thjeshtë vizatimi vë në dukje shenjat e hershme të demencës
Moti i nxehtë ndikon seriozisht personat me probleme kardiovaskulare, disa këshilla si të mbroheni
Temperaturat mbi 30 gradë Celsius sjellin probleme në shëndet. Masat që duhet të ndërmerrni
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni