Ja disa metoda natyrale shumë efektive për rrathët e errët poshtë syve

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Rrathët e errët poshtë syve mund të forohen si shkak i një sërë faktorësh. Disa nga shkaqet më kryesore të formimit të tyre janë trashëgimia, plakja, lëkura e thatë, stresi, mungesa e gjumit, kequshqyerja etj. Rrathët e errët të syve nuk janë një problem serioz i lëkurës, por nuk janë aspak estetike sepse ju bëjnë të dukeni më të lodhur dhe si “të sëmurë”.

Ja mënyrat më të mira alterantive që ju ndihmojnë të reduktoni qarqet e errëta poshtë syve:

rrathe te erretVaj bajamje: është i dobishëm për lëkurën delikate rreth syve. Përdorimi i rregullt i vajit të bajameve do t’ju ndihmojë të eleminoni rrathët e errët të syve. Para se të flini aplikoni vaj bajamesh nën sy duke i masazhuar lehtë. Lëreni vajin të veprojë për gjithë natën dhe të nesërmen në mëngjes shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Përdoreni këtë metodë çdo mbrëmje.

Kastravecë: janë qetësues dhe të freskët. Pritni një kastravec në feta të trasha dhe vendosini në frigorifer për 30 minuta. Vendosini fetat e kastravecit nën sy për 10-15 minuta. Përsëriteni këtë proçedurë çdo ditë.

Patate: patatja ka efekt ndriçues për lëkurën. Qëroni një patate dhe shtrydheni. Me anë të një pambuku thithni lëngun e patates dhe vendoseni nën sy. Lëreni të veprojë për 20 minuta, më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Këtë metodë duhet ta përdorni çdo ditë.

Lëng domatje: shtrydhni një domate dhe lëngun e saj përziejeni me lëng limoni, në sasi të barabarta. Me anë të një pambuku vendoseni lëngun e krijuar nën sy. Për rezultate më të mira, përsëriteni këtë metodë çdo ditë.

Vaj kokosi: masazhoni çdo natë pjesën e poshtme të syrit me vaj kokosi ekstra të virgjër. Vaji i kokosit zbeh rrathët e errët poshtë syve dhe parandalon shfaqjen e rrudhave.

Burimi: Top Home Reminders

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha