Erion Isai, aktor në spektaklin e humorit “Portokalli”, ka provuar ndjesinë e të bërit baba për herë të parë. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, ku shkruan:
“Kjo është vajza ime dhe e Ajlin Petrela. E quajnë Ajër, është ajri jonë. Dashuria jonë. Faleminderit Perëndi… O Zot, bekoje… Më shume se mua!”.
Stafi i “Shendet+” i uron jetë të gjatë vogëlushes Ajër./ shendeti.com.al


