“1600 persona me probleme mendore në Vlorë, rrezik për shoqërinë”

Krimi makabër i ndodhur dje në Vlorë ka tronditur mbarë opinionin publik. Ngjarja e tmerrshme kishte si protagonist një të sëmurë mendor, i cili preu kokën e kushëririt 12-vjeçar. Ky krim makabër solli edhe njëherë në vëmendje të publikut problemin e personave me sëmundje mendore, të cilët lëvizin lirisht në rrugët e Shqipërisë.

te semure emndor

Ish-shefi i komisariatit të policisë së Vlorës, Agim Basha, nëpërmjet një statusi në Facebook deklaron se “krimi makabër i ndodhur në Palasës ekspozon indiferencën kolektive dhe institucionale ndaj personave me shëndetin mendor të dëmtuar”. Sipas tij, vetëm në Vlorë janë 1600 persona me probleme mendore, të cilët mund të shfaqin rrezikshmëri për shoqërinë.

 “Kambana e Palasës

Krimi makabër i ndodhur në Palasës ekspozon indiferencën kolektive dhe institucionale ndaj personave me shëndetin mendor të dëmtuar. Sëmundjet mendore, që prekin jo pak njerëz, nuk janë vetëm një problem individual. Disa nga këta tê sëmurë janë rrezik publik. Në një nga detyrat e mia si shef i Komisariatit të Policisë, në një rreth konstatova se shumë zënka e konflikte, me ose pa pasoja, kishin protagonistë personat me probleme mendore.

Kjo më nxiti të bëj identifikimin e numrit të përgjegjshëm dhe të përcaktoja kush përbënte rrezik. Shifra ishte befasuese, rreth 1600 persona kishin probleme me shëndetin mendor. Kishte dhe disa qindra që e mbanin të fshehtë. Dhjetëra prej tyre ishin agresivë që për publikun dhe policinë do te thotë rrezik. Edhe pse identifikuam personat , adresat e banimet , vendosëm komunikim me familjarët, duke i udhëzuar dhe aksesuar për çdo rast, kuptova pamundësinë e Policisë. Është përgjegjësi e Institucioneve të shëndetit dhe pushtetit vendor zgjidhja e përhershme e trajtimit të personave me shëndetin mendor të dëmtuar. Nuk mund të shpërfillen më”, shkruan ai në Facebook. / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo