Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka
Baza e kësaj maske është kakao, e cila nuk rrit vetëm volumin e flokëve, por ofron edhe butësi dhe shkëlqim. Maska ka efekt stimulues tek rrënjët e flokëve dhe përshpejton rritjen e tyre. Nëse e përdorni rregullisht këtë maskë, flokët do të bëhen më të butë dhe me më shumë volum.
Receta:
Përbërësit:
- ½ filxhan kos
- 1 lugë çaji kakao
- 1 vezë (e kuqja e vezës)
Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit në një enë, derisa të formohet një masë homogjene. Fillimisht e aplikoni maskën tek rrënjët dhe më pas tek të gjithë flokët, duke e përhapur atë në të gjithë gjatësinë e flokut. Kur maska të fillojë të thahet, aplikoni një shtresë tjetër. Më pas e mbështillni kokën me një qese plastike dhe me një peshqir. Mbajeni ato për rreth 20-30 minuta. Në fund i lani flokët si zakonisht, duke përdorur shampo.
Maska duhet aplikuar pa i larë flokët më parë. Për të arritur rezultate më të mira, përdoreni këtë trajtim 2-3 herë në javë, brenda 2 muajsh.
Nëse e përdorni maskën rrallë, volumi do të vihet re vetëm pasi t’i keni larë flokët. Ndërsa, nëse e përdorni rregullisht, flokët do të qëndrojnë me volum për 3 ditë.
Shënim: Duhet të dini gjithashtu se nëse keni flokë me ngjyrë të verdhë dhe e përdorni rregullisht këtë maskë, ngjyra e flokëve mund të fillojë të errësohet duke qenë se kakao është një ngjyrues natyral për flokët.
Burimi: Home Healthy Recipes / https://shendeti.com.al/


