Harrojini drithërat dhe vezët! Ja çfarë duhet të konsumoni në mëngjes për të qëndruar në formë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Nëse mendoni se një mëngjes i shëndetshëm me vezë të ziera dhe fruta është mënyra më e mirë për të qëndruar në formë, e keni gabim. Mishi është produkti që duhet të konsumoni në mëngjes, kjo të paktën sipas instruktorit londinez të palestrës, Greg Cornthwaite.mengjes

Edhe pse duken më shumë si opsione të darkës, Greg ka bërë një listë të pesë mëngjeseve ideale që duhet të hani nëse doni të qëndroni në formë (pjesë e menusë janë gati të gjitha llojet e mishrave, si mish dreri, biftek, mish qengji dhe mish i grirë).

Ato përmbajnë secila 500 kalori, të pasura me proteina dhe yndyra të shëndetshme, dhe shumë pak karbohidrate, që sipas Greg, pengon formimin e dhjamit në trupit.

5 vaktet e mëngjesit që ju ndihmojnë të qëndroni në formë, sipas Greg

Opsioni 1 – Biftek me lakër jeshile dhe domate (501 kalori)

Proteina: 28g

Yndyra: 29g

Karbohidrate: 32g

100 g biftek viçi (245 kalori), lakër jeshile (100 kalori), dy domate të mesme (51 kalori) të skuqura në gjalpë (100 kalori).

Sipas Greg: “Ky vakt është i pasur me zink, vitaminë B12, selen dhe fosfor – dhe një burim i mirë i acidit nikotinik, vitaminës B6, hekur dhe riboflavin.”

Opsioni 2 – Mish qengji i grirë me spinaq dhe speca (500 kalori)

Proteina: 44g

Yndyra: 26g

Karbohidrate: 14g

200g mish i grirë qengji (400 kalori), dy grushta spinaq (50 kalori), një filxhan speca të përzierë (50 kalori).

Sipas Greg: “Ky vakt është i pasur me shumë vitamina dhe minerale, duke përfshirë hekur, zink, vitaminën B12, vitaminën K, vitaminën A (në formën e karotenoideve), mangan, folate, magnez, hekur, bakër, vitaminën B2, vitaminën B6, vitaminën E, kalcium, kalium dhe vitaminën C.

“Ai është gjithashtu i pasur me fibra dietetike, fosfor dhe vitaminën B1.”

Opsioni 3 – Mish dreri me zarzavate të stinës dhe domate të vogla (500 kalori)

Proteina: 67g

Yndyra: 19g

Karbohidrate: 17g

265g biftek mish dreri (210 kalori), zarzavate të stinës (66 kalori), gjashtë domate të vogla (27 kalori) të skuqur në një lugë gjelle vaj kokosi (130 kalori).

Greg thotë: “Ky vakt është i pasur me vitaminë C, biotinë, molibden dhe vitaminën K.

Ky vakt është gjithashtu një burim shumë i mirë i bakrit, kaliumit, manganit, fibrave dietike, vitaminës A (në formë të beta-karotene), vitaminës B6, vitaminës E dhe fosfor”.

Opsioni 4 – Mish i grirë viçi me brokoli dhe qepë të kuqe (495 kalori)

Proteina: 43g

Yndyra: 31g

Karbohidrate: 11g

200g mish i grirë viçi (384 kalori), 120g brokoli (38 kalori), qepë të kuqe (24 kalori), të skuqur me një lugë vaj kokosi (43 kalori).

Greg thotë: “Ky vakt është i pasur me zink, vitaminë B12, vitaminë B6, hekur dhe riboflavinë.

“Ky vakt përmban gjithashtu fibra, acidit pantothenikë, vitaminë E, mangan, fosfor, vitaminë B1, vitaminë A (në formën e karotenoideve), kalium dhe bakër, magnez, acide yndyrore omega-3, proteina, kalcium, hekur  dhe selen “.

Opsioni 5 – Skumbri të skuqur me bishtaja dhe limon (491 kalori)

Proteina: 24g

Yndyra: 32G

Karbohidrate: 26g

150g skumbri (300 kalori), bishtaja (80 kalori) të skuqur në gjalpë (100 kalori), dhe me pak limon (11 kalori).

Greg thotë: “Ky vakt është i pasur me bakër, vitaminë B1, krom, magnez, kalcium, kalium, fosfor, vitaminë A (në formën e karotenoideve), proteina, acide yndyrore omega-3, hekur, vitaminë B6 dhe vitaminë E”.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe