Si të aktivizoni hormonet e djegies së yndyrës dhe të bini në peshë shpejt

Filozofia e të rënit në peshë në mënyrë të shëndetshme dhe të suksesshme është të eleminoni sheqerin, të konsumoni shumë perime dhe proteina dhe të konsumoni vetëm yndyrna të shëndetshme.

Ja disa rregulla të arta se si të aktivizoni hormonet e djegies së yndyrës:

Shmangni karbohidratet: kjo është një ndër hapat më të rëndësishëm nëse doni të bini në peshë. Karbohidratet rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Shmangni niseshtenë, brumërat, ushqimet e përpunuara etj.

Rritni konsumin e perimeve: perimet ju japin vitaminat dhe mineralet e nevojshme dhe ju ndihmojnë të digjni kalori. Ato janë të pasura me fibra dhe ju ndihmojnë në pastrimin e zorrëve. Për rezultate më të mira konsumoni në mëngjes dhe në darkë perime.

Konsumoni perime me proteina dhe përdorni vetëm yndyrna të shëndetshme: një pikë tjetër shumë e rëndësishme nëse doni të dobësoheni është të zëvëndësoni të gjitha proteinat shtazore më ato bishtajore si fasule apo thjerrëza. Ndërsa për yndyrna të shëndetshme këshillohet vaji i kokosit, vaji i ullirit. Mos përdorni vaj kikiriku, vaj luledielli, gjalp apo margarinë.

Ndiqni orar të rregullt të ngrëni: është shumë e rëndësishme të trajnoni trupin dhe mendjen për t’u ushqyer në një orar të caktuar. Konsumoni 5 vakte të vogla gjatë gjithë ditës, çdo 2-3 orë një vakt. Mos konsumoni darkë pas orës 7.30 të mbrëmies.

Bëni stërvitje: 30 minuta aktivitety fizik në ditë është i domosdoshëm për të rënë në peshë.

Burimi: Cure Joy

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin