Ja çfarë shkakton inflamacion të stomakut

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Inflamacioni i barkut mund të ndodhë si shkak i intolerancës ndaj një produkti të caktuar apo si pasojë e ndërtimit të gazrave. Zakonisht inflamacioni i barkut dhe fryrja e tij nuk janë të rrezikshme, por nëse zgjasin për një kohë të gjatë ju duhet të konsultoheni me mjekun.

Ja disa nga zakonet që shkaktojnë inflamacion të barkut:

bark qumeshtKonsumimi i produkteve të qumështit: shumë njerëz janë intolerantë ndaj laktozës, kjo gjë shkakton mostretje të ushqimit dhe siklet në bark. Nëse inflamacioni i barkut ju vjen si shkak i konsumimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, ju duhet t’i zëvëndësoni ato me produkte të tjera si psh sojë.

Konsumimi i ushqimit shpejt: nëse ushqimi nuk përtypet mirë ai mund të shkaktojë dispepsi dhe futje të ajrit në stomak.

Konsumimi i tepërt i kripës: është një nga arsyet kryesore të mbajtjes së lëngjeve në trup, tensionit të lartë dhe inflamacioneve të tjera në indet e trupit.

Përtypja e çamçakëzit: shkakton probleme me fryrjen e barkut sepse thithni shumë ajër.

Pijet e gazuara: janë një ndër shkaktarët kryesorë të inflamacionit të barkut. Ato nuk përmbajnë asnjë vlerë ushqyese dhe ju furnizojnë me substanca artificiale që janë të dëmshme për shëndetin.

Burimi: Step to Health

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë