Vera, e shijshme dhe e shëndetshme

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Fize Smailaj 

Vitet e fundit janë shtuar shumë artikujt që theksojnë faktin se konsumimi i kontrolluar i verës ka efekte shumë pozitive në shëndetin e personave që e konsumojnë atë. Por a është kjo e vërtetë, apo gjithçka është pjesë e një fushate të financuar nga prodhuesit e verës? Studimet tregojnë se po, vera ka vërtetë  efekte shumë pozitive në shëndetin tonë. Le të shohim se cilat janë disa nga këto përfitime që ne kemi nga vera.vere1

Rrit jetëgjatësinë

Personat që konsumojnë verë kanë 34% më pak shanse për të vdekur se ata që konsumojnë birrë. Në këtë përfundim është dalë pas një studimi të kryer në Finlandë për një periudhë 29-vjeçare, ku janë përfshirë gati 25 mijë meshkuj.

Ul rrezikun e atakut të zemrës

Personat që vuajnë nga tensioni I lartë dhe janë konsumues të verës, kanë 30% më pak shanse që të prekem nga ataku në zemër, krahasuar me ata që nuk pinë. Ky është përfundimi që ka nxjerrë studimi 16 vjeçar i Shkollës se Harvardit për Shëndetin Publik. Ai është botuar në vitin 2007 në gazetën “Annals of Internal Medicine”.

Ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës

Vera e kuqe përmban elemente shumë të shëndetshëm për kujdesin ndaj zemrës, veçanërisht vera që prodhohet në Sardenjë dhe në jugperëndim të Francës.

Ul rrezikun e prekjes nga diabeti I tipit 2

Sipas një studimi të kryer nga Qendra Mjekësore Universitare në Amsterdam, personat që konsumojnë një sasi mesatare vere kanë 30% më pak shanse për t’u prekur nga diabeti i tipit 2, krahasuar me personat që nuk konsumojnë verë.

Ul rrezikun e kataraktit

Ul rrezikun e kancerit të zorrës së trashë

Ul rrezikun e dëmtimit të trurit

Për të arritur në këto përfundime janë dashur shumë vite studime nga universitetet më të mira në botë. / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi