Një superushqim si patatja, ja çfarë i bën trupit!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

patate32Patatja është një burim i shkëlqyer vitaminash. Ajo shquhet sidomos për përmbajtjen e lartë të vitaminës C. Në ato vende ku patatja mbillet në sipërfaqe të gjera dhe konsumohet në sasira të mëdha, ajo shërben si burim kryesor për sigurimin e vitaminës C nga organizmi i njeriut.

Ajo përmban edhe Vitaminë A; Vitaminë B1; Vitaminë B2; Vitaminë P si dhe vitaminat B5, B6, B8, dhe K në sasira shumë të vogla. Përmbajtja e vitaminës C është më e madhe një muaj para pjekjes së plotë. Patatet janë të pasura dhe me kripëra minerale, në trajtë të asimilueshme nga organizmi i njeriut, si kripëra të kaliumit, kalciumit, magneziumit, fosforit, etj. Përgjithësisht kripërat minerale tek patatja kanë reaksion alkalin. Kjo veçori ia rrit akoma më shumë vlerat patates.

Patatja është shumë e pasur me karbohidrate (sheqer në trajtën e amidonit) dhe me lëndë azotike (proteina), me vitamina dhe kripëra minerale, etj. Siç dihet, karbohidratet (sheqernat) janë burimi kryesor i vlerës energjetike që ka nevojë njeriu. Rreth 60-65 % e kësaj vlere ditore plotësohet vetëm nga sheqernat. Një kilogram patate jep jep rreth 840 kkal, që janë gati sa një e treta e të gjitha kalorive ditore që ka nevojë njeriu i rritur.

Nëse konsumoni patate 2 herë në ditë, presioni i gjakut do të ulet, gjithashtu patatja ka vlera ushqyese më shumë sesa arrat apo farat e tjera.

Burimi: healthyfood / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit