Ja si të qetësoni dhimbjet sinusite me këtë metodë natyrale

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

sinusitSinusiti është një gjendje ku hunda dhe sinuset janë të pezmatuara, gjë e cila pengon nxjerrjen normale të mukusit. Në këtë gjendje shtohet prodhimi i mukusit si dhe trashet mukoza që vesh këto kavitete. Shkaktarët më të shpeshtë të këtij pezmatimi janë viruset apo bakteret që infektojnë kavitetin e sinusit. Sinusiti shkakton dhimbje të mëdha që prekin pjesën qëndrore të kokës. Këto dhimbje ndikojnë në aktivitetin e përditshëm dhe ndryshojnë fortësinë e trye në varësi të fazës sinusite që ndodheni.

Ja një mënyrë natyrale që lehtëson dhimbjet dhe redukton mukusin e tepërt të mbledhur:

Përbërësit: 1 rrënjë xhenxhefili e prerë imët dhe 1 litër ujë.

Valoni për disa minuta ujin sëbashku me xhenxhefilin. Pasi të ketë valuar hidheni ujin në një legen. Vendoseni kokën para legenit dhe mbulojeni me peshqir. Thithni për disa minuta avullin që nxjerr uji i xhenxhefilit. Mund të bëni disa sekonda pushim. Përsëriteni këtë metodë çdo natë para gjumit.

Burimi: Health Digezt

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla