Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Fasulja e kuqe ka forcë të jashtëzakonshme antioksiduese, duke neutralizuar kështu fuqishëm gjithë substancat kanceroze që shkaktohen nga stresi, intoksikimi dhe plakja.
Po ashtu, fasulet e kuqe stabilizojnë sheqerin në gjak, për shkak të fibrave, magnezit dhe kaliumit, fasulet e kuqe ndihmojnë që metabolizmi të kalojë gradualisht në gjak.
Në këtë mënyrë kontrollohen dhe nepsi dhe uria e tepruar.
Të pasura në proteina, fibra bimore, magnez, kalium, folate dhe shumë përbërës të tjerë, fasulet e kuqe përbëjnë një nga ushqimet më të kompletuara mbi tokë.
Të pasura në proteina, fibra bimore, magnez, kalium, folate dhe shumë përbërës të tjerë, fasulet e kuqe përbëjnë një nga ushqimet më të kompletuara mbi tokë. Ato janë të përbëra në mas 60% nga amidoni dhe sheqeri ndërsa fasulet e njoma janë të përbëra në masën 90 % nga uji.
Kombinimi i tyre me misra ose oriz ofron proteinë të kompletuar, e cila mund të zëvendësojë proteinat shtazore. Prandaj kohë pas kohe përfshijeni në ushqimin tuaj edhe fasulen e kuqe.
Burimi: healthyfood / shendeti.com.al


