Spitalet shtetërore: Si i sheh kryeministri vs Si i sheh pacienti

Spitali i Traumes

Denisa Canameti / Shëndet+

“Pashë në televizor urgjencën e spitalit, sa bukur dukej. Kur më ra halli ta provoj, m’u duk vetja si në stallë”.

Këto janë reagimet e njerëzve kur shikojnë fotot e spitaleve që qeveritarët postojnë në Facebook.

Pikërisht ditën e djeshme, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i shoqëruar nga kryeministri Edi Rama, ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli, dhe drejtoresha e spitalit të QSUT-së, Ogerta Manastirliu, kanë shkuar në spitalin e Traumës për të promovuar një tjetër zhvillim me rëndësi në shërbimin tonë shëndetësor.

“Më në fund protezat do të ofrohen falas për të gjithë pacientët në nevojë dhe se makthi i blerjes së në proteze deri në 3000 mijë euro do të marrë fund”.

Ky status është shoqëruar me një sërë fotosh, të cilat tregojnë për një spital tejet modern, vërtet të rilindur.

Por, duket se qytetarët nuk e shohin realitetin njësoj si blici kryeministror.

Edi Rama

Kështu, dhjetëra qytetarë kanë vërshuar në komente në profilin zyrtar në Facebook të kryeministrit, të cilat veç shqetësimit që shprehin për mungesat e protezave, shprehin habinë e tyre për pamjen e spitalit, e cila siç thonë ata nuk ka lidhje me realitetin.

Gazeta “Shëndet+”, po sjell minialbum fotosh nga spitali i Traumës, të cilat, për hir të së vërtetës, stonojnë pak me fotot e kryeministrit, jo për nga cilësia, por nga përmbajtja. / https://shendeti.com.al/

spitali i Traumes4

spitali i Traumes5

Spitali i Traumes3

Spitali i TRaumes2

 

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë