Barku i sheshtë, ja ushqimet që duhet të përdorim

bark 2

Tani që po vjen stina e nxehtë çdo kush preferon një bark të sheshtë dhe pa dhjam. Për të arritur këtë duhet të jemi të kujdeshëm në produktet ushqimore që zgjedhim.

Dietat e ndryshme mund të jenë tepër stresuese e sigurisht që kushtëzojnë mënyrën e të ushqyerit. Një ndër problematikat më të mëdha, sidomos tek femrat janë yndyrat e barkut. Ja cilat janë disa nga ushqimet që japin një dorë të mirë në eleminimin e tyre.

Selinoja – E përbërë kryesisht nga uji (rreth 90 përqind), selinoja është e njohur për vetitë e saj antikolesterol dhe antihipertensive, dietike dhe tretëse. Ndër të tjera selinoja është e pasur me natrium, kalium, fosfor, hekur dhe calcium, që e bëjnë një mineralizues natyral ndërsa vitamina C dhe K që ndodhen në selino ndikojnë në qarkullimin më të mirë të gjakut.  Studimet më të fundit në fushën shkencore kanë nxjerr në pah një tjetër element që gjendet në selino, një anstioksidues siç është luteolina.

Lulelakra – Tepër e njohur për përmbajtjen e lartë të fibrave, lulelakra është një ndër perimet që ka më shumë vitaminë C, ndërsa konsiderohet si një ndër ushqimet që lufton plakjen. Në të njëjtën kohë, falë gliceminës që gjendet tek ajo, lulelakra zvogëlon absorbimin e yndyrave.

Kopër  I pasur me vitamina dhe minerale, koperi përmban fitoestrogjenë, substanca estrogjene natyrale, që ekuilibrojnë hormonet femërore duke ndikuar edhe në akumulimin e yndyrave në bark. Koperi ndikon edhe tek mëlçia dhe tek sistemimi i dizintoksifikimit të organizmit.

Domatja – E varfër në kalori (vetëm 17 për 100 gramë), domatja është e përshtatshme për çdolloj diete dhe është mineralizuese, vitaminizuese, tretëse por mbi të gjitha e shijshme. Domatja është gjithashtu një pastrues shumë i mirë për organizmin pasi mban sulfur.

Piper i zi – Falë një substance që ndodhet tek piperi, që e bën atë djegës, piperi i zi favorizon prodhimin e lëngjeve gastrike, përmirëson absorbimin e substancave ushqyese, prezente tek ushqimet që futen në organizmin tonë, duke prodhuar ngrohtësi në trup, proces që ndihmon në djegien e kalorive.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe