Përdorimi i telefonave celularë na ka thjeshtuar jetën? Ndoshta po, por sipas një studimi britanik na ka bërë edhe më të stresuar dhe ndonjëherë hipertonik. Studiuesit e Universitetit të Stafordshire kanë analizuar rastet e 106 personave që përdornin mjaft shpesh telefonin celular. Objekti kryesor i studkimti të tyer ishte matja e nivelti të stersit te këta vullnetarë. Në përfundim të studimit, ka rezultuar se 16 % e tyre shfaqnin probleme me humorin para dhe pas përdorimit të celularit. “Përdorimi i celularëvei bën njerëzit më të irritueshëm dhe më të stresuar”, ka deklaruar koordinatori i ekipit të studiuesve, David Sheffield, gjatë një kongresi të mbajtur nga “British Psychological Society”. Studiuesit britanikë kanë ilustruar gjatë një interviste për radion angleze BBC, edhe rezultatet e një studimi tjetër të kryer mbi të njëjtin argument, por këtë radhë është mbajtur nën kontroll nivelet e presionit të gjakut të 20 personave që kishin vendosur papritur të “braktisnin” përdorimin e celularëve. Studiuesit kanë matur nivelet e vullnetarëve si gjatë kryerjes së telefonatave pas periudhës së braktisjes dhe kanë vërejtur se vlerat e presionit të gjakut janë ulur ndjeshëm pas përdorimit të telefonit. “Krijimi dhe përhapja e telefonisë celulare, padyshim që ka pasur një impakt të madh social, por nuk mund të injorohet fakti që përdorimi i tij mund të ketë efekte negative për jetën tonë, sidomos në aspektin psikologjik”, ka përfunduar Sheffield.



