Mësoni nëse bëni pjesë në grupin e femrave që rrezikohen nga kanceri i qafës së mitrës!

Përgatiti për shëndeti.com.al: Elena Beta

kancer4Kanceri i qafës së mitrës renditet i dyti mbas kancerit të gjirit, por ka një vdekshmëri akoma më të lartë. Në Europë, çdo vit rreth 60.000 gra preken nga kanceri i qafës së mitrës dhe gati gjysma e tyre vdesin prej tij. Një nga arsyet për këtë situatë është se shumë gra nuk kanë njohuritë e duhura për mënyrat e parandalimit.

Në Shqipëri kanceri i qafës së mitrës përbën gati gjysmën e rasteve me tumore malinje që prekin aparatin gjenital femëror dhe në pjesën më të madhe të rasteve kapet në faza mjaft të avancuara.

Kanceri i qafës së mitrës është pothuaj i vetmi për të cilin njihet shkaktari kryesor i tij. Shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës është uman Papilom a Virus ose HPV. Ka më shumë se 100 tipe të virusit HPV, por vetëm një pjesë prej tyre janë viruse me rrezik të lartë dhe shkaktarë të kancerit të qafës së mitrës. HPV është një virus i cili mbasi hyn në organizëm mbetet aty i fshehur me vite pa dhënë asnjë shenjë sëmundjeje.

HPV përhapet nëpërmjet kontakteve seksuale dhe është më i zakonshëm në grup moshat e reja të cilat janë seksualisht aktive.

Rreziku i infektimit rritet me shtimin e numrit të partnerëve seksualë. Femrat që bëhen seksualisht aktive në një moshë të re, që kanë shumë partnerë seksualë apo partnerët e të cilave kanë të tjerë partner seksual janë në rrezik më të madh.

Kanceri i Qafës së mitrës është i vetmi kancer për të cilin shkenca tashmë e di me saktësi se çfarë duhet bërë për të parandaluar pothuajse çdo rast.
Çdo femër duhet të bëjë vaksinën kundër virusit HPV dhe sigurisht e shoqëruar nga bërja rregullisht e PapTestit mund të parandalojë gati 90% të rasteve me kancer të qafës së mitrës.

Marrëdhëniet seksuale të mbrojtura janë gjithashtu një mënyrë e mirë për tu mbrojtur nga kjo sëmundje e rrezikshme vdekjeprurëse.

Burimi: Healthyliving / shendeti.com.al

 

 

 

 

 

 

 

 

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale