Mijëra euro investim për Iranianin, prishen aparaturat

Denisa Canameti / Shendeti.com.al

Ekoja abdominale dhe laboratori i analizave te Poliklinika e Specialiteve Nr.1, ose siç njihet ndryshe Iraniani, janë të prishura prej disa ditësh.Iraniani (4)

Kjo ka bërë që pacientët të vërshojnë drejt Poliklinikës Qendrore. Kjo e fundit po përballon një fluks shumë të madh pacientësh, të cilët në shumë raste krijojnë edhe kaos për shkak të mosdakordësisë me ditët e planifikimit apo me radhën e pritjes.

Rreth 300 mijë banorë të Tiranës marrin shërbim mjekësor në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.1, e vendosur në një godinë të re trekatëshe, rrënjësisht të transformuar dhe të pajisur me aparatura të reja mjekësore. Këta banorë mendohet të ishin përfituesit e drejtpërdrejtë të investimit prej 76 milionë lekë të Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin u zgjerua hapësira ekzistuese, u bë rikonstruksioni i mjediseve, si dhe vendosja e pajisjeve të reja mjekësore për të 18 shërbimet e specializuara që ofron.

Vetëm pak muaj pas prezantimit të këtij investimi nga vetë kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, në këtë Poliklinikë rezultojnë të prishura një pjesë e mirë e pajisjeve diagnostikuese. Kjo situatë vë në pikëpyetje cilësinë e investimeve të bëra, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit që u ofrohet pacientëve. / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi