Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Aspirina dhe lëngu i limonit vijnë si një kombinim i shkëlqyer kur është puna për të luftuar aknet e shfaqura në lëkurën e fytyrës. Ajo cka ju duhet janë 6 aspirina dhe lëng limoni.
I vendosni në një enë dhe i mbuloni me kapak. Lereni aspirinën të shkrijë dhe i përzieni sa të formohet një pastë homogjene. Masën e formuar vendoseni në zonat problematike dhe lereni për 10-20 minuta. Pastrojeni fytyren me pambuk dhe ujë.
Kjo maskë është e efektshme falë përberësit të saj, acidit salicilik i cili vepron si një pastrues i thellë per kurimin e akneve. Është përbërësi më i zakonshem edhe në kremërat e gatshëm. Ndërsa limoni vepron si eksfoliues duke hequr qelizat e vdekura të lëkurës. Ai gjithashtu ndihmon në përmirësimin e pamjes dhe njetrajtshmërisë së lëkurës, redukton inflamacionet dhe zbeh shenjat e akneve. Në këtë mënyrë aknet thahen dhe zhduken shumë shpejt.
Dermatologët rekomandojën që kjo maskë alternative të praktikohen 2 herë në javë dhe të aplikohet pasi fytyra të jetë pastruar mirë nga cdo papastërdi e akumuluar gjatë ditës.
Pas 10 kinutash mund të lani fytyrën dhe të vendosni krem hidratant.
Kini kujdes! Jo çdo lloj fytyre mund të përshtatet me këto produkte, prandaj një konsultë me dermatologun tuaj është e nevojshme para aplikimit të trajtimit.
Burimi: healthyfood / shendeti.com.al


