Ja ushtrimet që ju bëjnë më të zgjuar (Nuk ju kushton asgjë t’i provoni)

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

memorjaJo të gjithë kanë të njëjtin nivel zgjuarsie, por me ndihmën e disa trukeve të thjeshta secili prej nesh mund të rrisë nivelin e zgjuarsisë dhe të mos ndjehet aspak inferior. Ja si ta arrini këtë!

Kërkimet kanë treguar se përdorimi i anës së kundërt të trurit tuaj, mund të shkaktojë një zgjerim të shpejtë dhe të konsiderueshëm në pjesës e lëvores, që kontrollon dhe përpunon informacionin që vjen nga prekja e duarve. Një ushtrim që mund të praktikoni është dhe larja e dhëmbëve me dorën që zakonisht e përdorni më pak.

Bëni dush me sytë e mbyllur. Po po mund t’ju duket e çuditshme dhe pa asnjë lidhje, por efektet e këtij zakoni jan ëmë të forta nga sa duken! Provoni të përdorni vetëm shqisat tuaja të prekjes për t’u larë. Gjeni rubinetin me anë të prekjes dhe rregulloni temperaturën. Pastaj lahuni, përdorni shampon, dhe kështu me radhë me sytë e mbyllur.

Studimet kanë dëshmuar në mënyrë të përsëritur, se privimi social ka efekte negative mbi aftësitë njohëse. Mundohuni të krijoni marrëdhënie të reja shoqërore dhe të jeni më të afërt em njerëzit.

Burimi: healthyfood / shendeti.com.al

 

 

 

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin