Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Fize Smailaj
Duket si një gjë shumë e thjeshtë por, në fakt, të ngrënit është një proces gjatë të cilit duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm, pasi, një gabim i vogël që ne bëjmë, mund të shkaktojë probleme në shëndetin tonë. Kur vjen puna tek të ushqyerit, është shumë e rëndësishme të dihet se cili është orari më i përshtatshëm për të konsumuar secilin vakt.
Duke qenë se ne shpeshherë nuk konsumojmë vaktin e mëngjesit për shkak të nxitimit për të shkuar në shkollë ose në punë, drekën mund ta konsumojmë shumë vonë për shkak të ngarkesës në punë, dhe darkën gjithashtu mund ta konsumojmë shumë vonë. Gjithë kjo parregullsi dhe mos koordinim oraresh nuk bën gjë tjetër veçse dëmton shëndetin tonë. Sipas hulumtuesve shkencorë, ja cilat janë oraret më të përshtatshme për të konsumuar secilin vakt :
Mëngjesi:
- Konsumojeni 30 minuta pasi jeni zgjuar.
- Koha ideale për të ngrënë mëngjes është ora 7.
- Mos hani mëngjes pas orës 10.
- Sigurohuni që të hani një mëngjes të pasur në proteina.
Dreka
- Koha ideale për të ngrënë drekë është ora 12:45.
- Dreka duhet të konsumohet 4 orë pas konsumimit të mëngjesit.
- Mos hani drekë pas orës 4.
Darka
- Koha ideale për të konsumuar darkë është para orës 7.
- Darka duhet të konsumohet 3 orë para se të shkoni për të fjetur.
- Mos hani darkë pas orës 10.
- Ngrënia e darkës pak para se të flini ndikon në gjumin që do të bëni.
Burimi: THE TIMES OF INDIA / https://shendeti.com.al/


