Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Xhenxhefilli është një përbërës i zakonshëm në kuzhinën aziatike dhe indiane, por mbase nuk e dini se është përdorur për shekuj me rradhë për vetitë e saj shëruese? Xhenxhefilli mund t’ju japë shumë benefite shëndetësore, duke përfshirë lehtësim nga vjelljet (nauze), çështjet e tretjes dhe dhimbjee e tjera të trupit. Pjesa më e përdorur zakonisht për qëllime mjekësore është rrënja e cila këshillohet të konsumohet e freskët, pluhur si erëz, ose përdoret në formën e vajit ose si lënng (e zier). Në qoftë se nuk e përdorni xhenxhefillin në kuzhinë, ja arsyet pse duhet të filloni ta përdorni!
Xhenxhefilli mund t’ju vijë në ndihmë për të lehtësuar acarimin në traktin gastrointestinal: Ai ndihmon për të stimuluar pështymën duke lejuar ushqimin dhe lëngjet të lëvizin nëpër traktin e tretjes pa probleme. Në një studim ku morrën pjesë 24 individë të shëndetshëm, të cilët konsumuan 1.2 gram pluhur xhenxhefil para një vakti, u vu re se dispepsia tek ata njerëz u ul me 50%.
Xhenxhefilli mund të lehtësojë dhimbjet: Një studim i kryer në Universitetin e Gjeorgjisë gjeti se konsumimi i përditshëm i xhenxhefillit redukton dhimbjen e muskujve me 25%. Xhenxhefilli shërben për të ulur dhimbjen gjatë cikleve menstruale. Hulumtuesit gjithashtu besojnë se xhenxhefilli është efektiv në reduktimin e dhimbjes të muskujve.
Redukton inflamacionin: Osteoarthriti është një problem i zakonshëm shëndetësor që përfshin problemet me nyjet në trup, duke shkaktuar dhimbje dhe ngurtësi të tyre. Në një studim ku morrën pjesë 247 persona me osteoarthrit, pas konsumimit të xhenxhefilit dhimbjet u reduktuan dhe ilaçet për qetësimin e dhimbjeve ishin më pak të nevojshme.
Burimi: healthyfood / shendeti.com.al


