Urgjenca kardiake, “panoramë lufte” pavarësisht milionave të investuara

urgjenca

Denisa Canameti, shendeti.com.al, Shëndet+

Urgjenca e kardiologjisë në QSUT lakohet shpesh për mungesat në medikamente, prishjen kohë e pa kohë të aparaturave, fluksin e madh e shpesh të panevojshëm të pacientëve si dhe mosfunksionim e triazhimit. Në kushte të tilla mungesash dhe mosorganizimi, dhuna verbale dhe fizike midis mjekëve dhe pacientëve është kthyer në një fenomen të zakonshëm.

Përveç kësaj, panoramën e kësaj urgjence e shëmtojnë edhe kushtet në të cilat ofrohet shërbimi : pacientë korridoreve, nëpër karrige e kushte të tjera aspak të përshtatshme për të dhënë mjekim.

Për këtë situatë mjekët fajësojnë pacientët të cilët edhe kur nuk janë urgjencë vijnë për të shmangur sistemin e referimit.

“Pacientët vijnë në këmbë dhe thonë, kemi ardhur urgjencë, ne jemi të detyruar tu shërbejmë por ky pacient mund të menaxhohet shumë mirë edhe nga mjeku i familjes. Gjithë këtë e bëjnë për të bërë një eko, për të bërë analizat shpejt e shpejt etj. Kështu shtohet fluksi, nuk ka vende dhe krijohet ajo situatë që krijohet” shprehen mjekët.

Nga ana e tyre pacientët fajësojnë mjekët. Si duket në këndvështrimin e pacientëve, vazhdon të ekzistojë besimi se fajin gjithmonë e ka mjeku.

Gazeta “Shëndet+” sjell edhe një herë në vëmendje urgjencën e kardiologjisë në QSUT. Një minialbum fotosh të cilat tregojnë të zhveshur situatën në një shërbim i cili është ndër më të investuarit në shëndetësi.

Urgjenca e kardiologjisë4

urgjenca2 Urgjenca e kardiologjisë6
Urgjenca e kardiologjisë5 Urgjenca e kardiologjisë3 Urgjenca e kardiologjisë2

urgjenca1 Urgjenca e kardiologjisë

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje