Ja cilat sëmundje lufton panxhari i kuq

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Panxhari i kuq  është një nga  ushqimet më të  pasura me vitamina dhe proteina. Janë shumë të ushqyeshme si dhe janë burimi i dytë më i madh i sheqerit pas kallam sheqerit.  Më  poshtë jepen arsye se pse duhet të filloni t’i përdorni panxharët në jetën tuaj të përditshme.panxhari i kuq

Përmban një numër të madh vitaminash dhe mineralesh – Kalium, magnez, fibra, hekur, fosfor: vitaminat A, B dhe C: karotenin-beta, acid folik. Panxhari është shumë i këshillueshëm për femrat shtatzëna të cilat kanë shumë nevojë për vitaminën B si dhe për hekur. Këto të fundit ndihmojnë në procesin e ndarjes dhe rritjes së qelizave, si dhe rimbushin trupin e femrës me hekur në një kohë shumë të shkurtër.

Pastron trupin – Panxhari i kuq është tonifikues i mrekullueshëm për mëlçinë, pastron gjakun dhe ndihmon në parandalimin e shumë llojeve të kancerit.

Ndihmon në shëndetin mendor – Një nga shumë përbërësit e panxharit është edhe betaina, një substancë e gjendur në kokrrat kundër depresionit. Përmban gjithashtu triptofan, i cili qetëson mendjen dhe i krijon trurit një iluzion se është mirë, pra ka të njëjtin efekt si çokollata. Përbërësit e saj ulin edhe tensionin e lartë të gjakut.

Testojnë aciditetin e stomakut

Nëse jeni duke konsumuar panxhar ose duke pirë lëng panxhari dhe urinoni në një ngjyrë  si rozë, kjo tregon se keni aciditet të ulët të stomakut. Kur urinoni normalisht, rriteni dozën e panxharit që po konsumoni.  Shumë të ushqyeshëm janë edhe panxharët jeshil në këtë rast.

Panxhari është një viagra natyrale – Romakët e lashtë e përdornin këtë frut si një nxitës para shumë vitesh dhe tani shkenca vërteton se ata nuk e kishin gabim. Panxhari është i pasur me një përbërës të quajtur bor, i cili është një nga elementët kryesor në prodhimin e hormoneve seksuale.

Burimi: Full circle/ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit