Ja pse njerëzit që bëjnë “banjo dielli” jetojnë më gjatë!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

banjo-dielliBefasuese, apo jo? Por ky është përfundimi i një studimi të ri i cili konfirmon se njerëzit të cilët ekspozohen në diell mund të jetojnë më gjatë. Pjesë e studimit ishin 30.000 gra në Suedi, të cilat u monitoruan për rreth 20 vjet. Ato që kaluan më shumë kohë në diell, në fakt jetuan më gjatë dhe kishin më pak mundësi për t’u prekur nga sëmundje të zemrës, krahasuar me gratë që u ekspozuan më pak në diell.

Por megjithatë, ndikimi i ekspozimit në diell në jetëgjatësi, ishte relativisht i vogël. Edhe ato që u ekspozuan më gjatë në diell përfituan vetëm një shtesë 7 muaj deri në 2 vjet jetë.

Ky studim zbuloi një lidhje midis ekspozimit të diellit dhe një frekuencë të ulët të shkaqeve të caktuara të vdekjes. Njerëzit me ekspozim më të lartë ndaj diellit priren të jenë më shumë aktivë, të pinë më pak duhan dhe të ndjekin dietë më të shëndetshme.

Për shkak se drita e diellit UV shkakton reaksione kimike në lëkurë që të çon në prodhimin e vitaminës D, është e mundur që vitamina D të jetë përgjegjëse për përfitimet shëndetësore të ekspozimit në diell të përshkruara në këtë studim. Megjithatë, ky është vetëm spekulim dhe studimet e mëparshme nuk e kanë konfirmuar këtë dëshmi.

Studimi nuk përfshiu burrat. Ndikimi i ekspozimit të diellit mund të jenë krejt i ndryshëm në mesin e njerëzve.

Burimi: health.harvard.edu / shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin