4 llojet më të përhapura të kancerit tek femrat

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Kanceri është fjala që ngjall më shumë frikë sapo e dëgjon. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, rreth 1,685,210 raste të reja me kancer diagnostikohen çdo ditë në SHBA. Ndërkohë që të gjithë jemi të rrezikuar të prekemi nga kanceri gjatë jetës sonë, ka lloje të caktuara kanceri që prekin më shumë femrat.grua

Kanceri i gjirit

Siç mund ta dini, kanceri i gjirit është ai që godet më shumë femrat. Sipas Everyday Health, kanceri i gjirit zë 26% të gjithë llojeve të kancerit që prekin femrat çdo vit. Gjasat për kancer të gjirit janë më të larta tek shtetet në zhvillim, për shkak të mënyrës së ushqyerjes dhe konsumimit të alkoolit.

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, mbi 240 mijë raste të kancerit të gjirit diagnostikohen çdo vit dhe 40 mijë prej tyre vdesin nga sëmundja, suke u bërë kështu shkaktari i dytë i vdekjes nga kanceri tek femrat.

Kanceri i mushkërisë

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kanceri i mushkërisë është lloji i dytë më i përhapur i kancerit dhe shkaktari kryesor i vdekjeve si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Kjo sëmundje vret më shumë se 100 mijë femra çdo vit. Pirja e duhanit është një nga shkaktarët kryesor të kancerit në mushkëri. Ky lloj kanceri prek më shumë të moshuarit dhe është më i përhapur tek gratë në ngjyrë të bardhë se ato të racave të tjera.

Kanceri kolorektal

Kanceri kolorektal, i njohur ndryshe si kanceri i zorrës së trashë, është lloji i tretë i kancerit më i përhapur tek femrat dhe prek më shumë ato mbi 50 vjeç. Ai ndodh kur rriten në mënyrë të pakontrolluar qeliza në zorrën e trashë, që çojnë në zhvillimin e tumoreve të vegjël, të njohur si polipe.

Ky lloj kanceri mund të trajtohet nëse zbulohet në fazat e hershme, por nëse lihet pa trajtuar për një kohë të gjatë, ai mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit, si mëlçi ose mushkëri.

Kanceri i mitrës

Kanceri endometrial ose kanceri i sistemit femëror të riprodhimit, prek pa dyshim vetëm femrat. Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, më shumë se 60 mijë raste të reja janë diagnostikuar me këtë lloj kanceri vetëm gjatë vitit 2016.

Ky lloj kanceri prek organet riprodhuese të femrës dhe është më i përhapur tek femrat që e kanë kaluar periudhën e menopauzës. Simptoma më e zakonshme e tij është gjakderdhje e pazakontë vaginale. Për fat të mirë, ai mund të trajtohet shumë lehtë nëse kapet në faza të hershme.

Burimi: Medical Daily / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi