Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj
Është zyrtare: kanceri në tru zëvendëson leuceminë si shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri mes fëmijëve dhe adoleshentëve. Në 1999, pothuajse një e treta e vdekjeve nga kanceri e hasur në pacientët nga mosha 1 në 9 vjeç kishte si shkak leuceminë, kurse vetëm një e katërta shkaktohej nga kanceri në tru. Në 2014, këto përqindje ndryshuan vendet. Kjo sipas raportit të publikuar në Qendrën Kombëtare për Statistikat e Shëndetit, e cila është pjesë e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
“Ky është një moment historik, një moment vendimtar ku ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, thotë Sally Curtin, autorja e këtij raporti. Ajo thotë se ndryshimi reflekton një rënie të vdekshmërisë nga leucemia dhe rritje nga kanceri në tru.
Në përgjithësi, midis viteve 1999 dhe 2014 ka pasur një rënie me 20% të vdekjeve nga kanceri midis fëmijëve dhe adoleshentëve.
Numri i vdekjeve nga kanceri në tru e kaloi atë të leucemisë në vitin 2011, por vetëm në vitin 2014 kjo diferencë u bë e madhe, e mjaftueshme për t’u quajtur një zbulim i vërtetë.
Ulja e vdekjeve nga leucemia, e cila një herë e një kohë ishte më shumë se vdekjeprurëse, vjen si rezultat i punës kolosale nga ana e onkologëve në zhvillimin e regjimeve kimioterapike më efektive, si dhe në transplantet e palcës kurrizore.
Në krahasim me këtë, kanceri në tru është në përgjithësi shumë i vështirë të trajtohet. Kjo vjen pjesërisht sepse kirurgët duhet të kenë kujdes mos të dëmtojnë indet nervore gjatë operacioneve dhe pjesërisht për shkak të barrierave të gjakut në tru, të cilat ndalojnë disa ilaçe për të arritur në tru.
Disa studiues janë duke punuar shumë për zhvillimin e kurave më efektive kundër këtyre sëmundjeve, si për shembull metoda molekulare që tregon se cili ilaç është më efikas ndaj kancerit, ose terapi të tjera që momentalisht janë në stadin e eksperimentimit.
Duhet përmendur gjithashtu se terapitë e kancerit – operacionet, marrja e rrezeve ose kimioterapia – shpesh mund të çojnë të zhvillimin e problemeve për fëmijët që u mbijetojnë këtyre sëmundjeve. Prandaj lind nevoja që të kryhen akoma më shumë studime dhe eksperimente për të gjetur mënyra se si të zhduken këto efekte negative.
Burimi: The Washington Post / https://shendeti.com.al/


