Bashkë në të mirë dhe të keq, por jo kur sëmuret gruaja

Çiftet e sotme betohen se do të jenë bashkë për gjithë jetën duke mbështetur njëri-tjetrin, por divorcet e sotme tregojnë se kur gruaja është sëmurë, familja shpërbëhet. Siç raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA, një studim i tillë u krye nga Universiteti i Miçiganit. Kërkuesit analizuan të dhënat e 20 vjetëve për 2717 martesa.

cifti i moshuarRezulton në fakt se gratë janë më pak të privilegjuara përkundrejt sëmundjeve. Nga njëra anë, përveç faktit që meshkujt sëmuren më shumë, ato e kishin më të lartë rrezikun për të mbetur vejusha dhe nga ana tjetër në rastet se ato sëmureshin, divorcet ishin dyfish më të larta.

Megjithëse nuk është bërë një studim për të parë se cilat ishin arsyet që dyfishonin divorcet nëse gratë ishin të sëmura, doktoresha Amelia Karraker dhe skuadra e saj thonë: “Pritshmëria shoqërore mbi kujdesin nuk e vë burrin përballë përgjegjësisë për t’u kujdesur siç duhet ndaj partneres së vet të sëmurë, për më tepër, rezulton se burrat edhe pse në moshë të madhe, kanë më tepër mundësi për të gjetur një partnere krahasuar me gratë e divorcuara. Nuk kemi informacion se kush ka zgjedhur të kryejë divorcin, por ka shumë mundësi që nisur nga fakti që burri nuk kujdeset për të, gruaja zgjedh të ndahet në mënyrë që familjarët e tjerë të vazhdojnë të përkujdesen”.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë