Infermierët e QSUT marrin gjakun e deles. Përse mund t’iu duhet vallë?

qsut

Një ngjarje e dyshimtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Një punonjëse e QSUT ka fotografuar disa kolege të saj, të cilat janë duke bërë një veprim tepër të dyshimtë në pjesën e pasme të godinës së urgjencës.

Ato i janë afruar një deleje që mbahet nga një burrë me litar dhe po i marrin gjak. Është e njëjta procedurë që ndiqet në rastet kur infermierët i marrin gjak një pacienti për të bërë analiza, apo kur dhurohet gjak.

Punonjësja e QSUT-së shprehet e shqetësuar pasi nuk arrin ta kuptojë se përse kryhet ky veprim në ambientet e këtij spitali, i cili nuk është një spital veterinar, ku kjo gjë do të ishte më se e kuptueshme, por një spital për njerëzit. Ajo shtron pyetjen se ndoshta po bëhet ndonjë kërkim shkencor për ndonjë kurë, por këtë gjë nuk arrin ta besojë as vet dhe për më tepër, nëse do të ishte kështu, gjaku i kafshës nuk do të merrej në mes të rrugës, në këtë mënyrë.

“Mirëmëngjes. Unë punoj në QSUT dhe kjo që sapo pash më tmerroi. Nga njëra anë dua të mendoj se po bëhet ndonjë kërkim shkencor për ndonjë kurë, por sikur s’po ia besoj as unë vetes këtë gjë. Di ndonjë pse merret gjaku i deles nga infermiere pas godinës së urgjencës”, ka shkruar infermieria tek portali Jeta osh Qef.

Nëse nuk është për kërkim shkencor, për çfarë mund t’ju shërbejë gjaku i kësaj deleje këtyre infermiereve? Në urgjencën e QSUT-së shkojnë çdo ditë qindra e dhjetëra persona që kanë nevojë për gjak apo shërbime të tjera. Ne shpresojmë që dikush të mund të zbardhë të vërtetën që fshihet pas këtyre fotove dhe më konkretisht pas veprimit të infermiereve.

qsut1 qsut2

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal