Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Ndryshimet e mënyrës së jetesës dhe dieta ushqimore janë thelbësore për të kontrolluar nivelin e kolesterolit të keq në gjak.
Ja çfarë duhet të bëni që të mbani nën kontroll nivelin e kolesterolit të keq:
Merrni në mënyrë të mjaftueshme vitaminë D: është një vitaminë mjaft e domosdoshme për normalizimin e nivelit të kolesterolit dhe parandalimin e sëmundjeve kardiake. Vitaminën D mund ta gjeni tek rrezet e diellit, vezët, qumështi, salmoni etj.
Shmangni sheqernat dhe karbohidratet e rafinuara nga dieta e përditshme: konsumoni fruta dhe perime të freskëta të stinës.
Merrni vaj peshku të një cilësie të lartë.
Përdorni vetëm yndyrna të shëndetshme si vaj ulliri, vaj kokosi, avokado, fara kungulli, fara luledielli, fara lini etj.
Shmangni konsumimin e yndyrnave të tilla si gjalp, margarinë, vaj misri, vaj luledielli, dhjamë etj.
Bëni stërvitje të rregullt: në pamundësi të aktivitetit fizik, bëni ecje të shpejtë të paktën 20 minuta në ditë.
Reduktoni stresin.
Mos konsumoni alkool dhe duhan.
Flini 7-8 orë gjumë në natë.
Konsumoni vetëm bukë, oriz dhe makarona në ngjyrë kafe dhe të pasura me fibra.
Burimi: Healthy Joy


