Një ndërhyrje e rrallë është realizuar nga mjekët e Spitalit të Neurokirurgjisë në Tiranë. Një pacient 12-vjecar, që vuante nga aneurizma në tru ( zgjerimi i arteries), është shpëtuar falë një ndërhyrje kirurgjikale të realizuar në QSUT. Duke qenë se ishte një ndërhyrje shumë e rrallë në botë, ajo u krye falë një bashkëpunimi midis mjekëve shqiptarë dhe një grup mjekësh të ardhur nga Zvicra.
Kjo lloj klinike, sipas dr. Mentor Petrelës, ka vdekshmëri të lartë pasi ka të bëjë me një mbyllje e një aneurizmi të gjerë në tru,ose arterie gjaku të zgjeruar, me rrezik të lartë për hemorragji.
Pas operacionit, dr. Mentor Petrela, duke e cilësuar rastin me vdekshmëri shumë të lartë në botë, ka garantuar shmangien përfundimtare të hemorragjisë në tru tek pacienti.


