A është efektive vaksina kundra gripit? Efektet anësore dhe kush nuk duhet ta bëjë këtë vaksinë (2016 – 2017)

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D. Bardhi

Vaksina kundra gripit është një vaksinë sezonale që bëhet për t’ju mbrojtur nga gripi. Sipas Qendres për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) vaksina kundra gripit është e rekomandueshme për të gjithë personat nga 6 muaj e lart.

Gripi mund të rezultojë si sëmundje e rëndë sidomos për fëmijët, personat mbi 65 vjeç dhe gratë shtatzëna.

Gjatë sezonit të gripit 2016 – 2017 janë parashikuar 157 – 168 milionë doza të vaksinës kundra gripit në dispozicion.

vaksine-kundra-gripitSa efektive është vaksina kundra gripit?

Efikasiteti i vaksinës kundra gripit varet nga disa faktorë, sipas CDC-së individët e vaksinuar kanë 60% më pak shanse për t’u prekur nga gripi, në krahasim me personat që nuk janë të vaksinuar. Efektiviteti i vaksinës kundra gripit mund të ndryshojë në varësi të përsonit që vaksinohet. Vaksina tendon të jetë më efektive tek të rriturit e shëndetshëm dhe fëmijët e rritur dhe më pak efektive tek fëmijët e vegjël 6 muaj – 3 vjeç dhe të rriturit e vjetër, mbi 65 vjeç.

Një studim i CDC-së në 2013, ka treguar se vaksina kundra gripit nuk ka qënë shumë efektive tek personat mbi 65 vjeç. Disa studime të tjera kanë treguar se një dozë më e lartë e kësaj vaksine ka gjasa të sigurojë mbrojtje më të lartë tek personat e moshës mbi 65 vjeç.

Cilat janë efektet anësore të vaksinës kundra gripit?

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, efektet anësore të vaksinës kundra gripit përfshijnë skuqje, ënjtje në vendin e injektimit, temperaturë dhe pak dhimbje. Vetëm rreth 1 – 2% e njerëzve që bëjnë vaksinë kundra gripit mund të kenë efekte anësore.

Raste shumë të rralla, por të rënda mund të çojnë në reaksione alergjike. Efektet anësore më serioze, të cilat janë shumë të rralla mund të përfshijnë vështirësi në frymëmarrje, ënjtje rreth syve apo buzëve, marramendje, temperaturë etj. Nëse ju përjetoni ndonjë nga këto sipmtoma duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun.

Tek fëmijët, efektet anësore mund të përfshijnë rrufë, teshtima, dhimbje koke, të vjella, dhimbje muskujsh, dhimbje fyti etj. Këto efekte zgjasin në një kohë të shkurtër dhe nuk janë serioze.

Kush nuk duhet të bëjë vaksinën kundra gripit?

Fëmijët nën 6 muaj, personat që kanë pasur reaksin alergjik ndaj vaksinave nuk duhet të bëjnë vaksinën kundra gripit. Ju nuk duhet ta bëni këtë vaksinë edhe kur keni temperaturë të lartë, duhet të prisni deri sa temperatura të ulet dhe më pas të vaksinoheni.

Burimi: Centres for Disease Control and Prevention

Postime të ngjashme

Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja