Vitaminat më të domosdoshme për femrat për të mos u sëmurur, për të mos pasur probleme në shtatzëni apo menopauzë

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Femrat e kanë shumë të nevojshme të ushqehen me vitamina dhe minerale në mënyrë që mos të sëmuren, të kenë të balancuar ekuilibrin hormonal dhe mos të kenë probleme në shtatëzani apo në menopauzë.

Ja cilat janë vitaminat më të domosdoshme për shëndetin e gruas:

vitamina-grateVitamina A: kjo vitaminë ka efekte antioksiduese, lufton radikalet e lira dhe parandalon plakjen e parakohëshme. Vitamina A rigjeneron qelizat dhe i jep gjallëri lëkurës. Ushqimet e pasura me vitaminë A janë: karrota, pjepri, kungulli, domatja, veza, mëlçia, qumështi etj.

Vitamina B6: studimet mjekësore kanë treguar se vitamina B6 është thelbësore për gratë sidomos ato shtatzëna. Kjo vitaminë është e rëndësishme për zhvillimin e trurit dhe sistemit nervor të foshnjes. Vitamina B6 qetëson dhimbjet e kokës, të cilat prekin më shumë femrat se meshkujt, ju ndihmon të formoni qeliza të reja të gjakut, formon antitrupa dhe neurotransmetues. Ushqimet më të pasura me vitaminë B6 janë peshku, mëlçia, arrat, orizi.

Vitamina B9: nëse një femër është duke u përpjekur të mbetet shtatzënë duhet të marrë patjetër vitaminë B9. Kjo vitaminë zhvillon fetusin dhe shmang defektet e lindjes. Vitamina B9 parandalon sëmundjet e zemrës. Ushqimet më të pasura me vitaminë B9 janë: butakët, bishtajoret, salmoni, krundet etj.

Vitamina C: është thelbësore për të forcuar sistemin imunitar. Ajo ndihmon trupin të ndërtojë kolagjenin, element shumë i rëndësishëm për shëndetin e lëkurës dhe flokëve. Ushqimet më të pasura me vitaminë C janë portokallet, specat, brokoli, luleshtrydhet etj.

Vitamina D: më shumë se 75% e femrave ndeshen me sindromën premenstruale, në këto raste vitamina D është shpetim! Vitamina D lehtëson lodhjen, depresionin, luhatjet e humorit, çekuilibrin hormonal etj.

Vitamina K: çdo grua është e rrezikuar të preket nga osteoporoza apo sëmundjet e tjera të kockave. Kjo për shkakun se femrat priren të kenë eshtra dhe kocka më të dobëta e të holla. Vitamina K mund të gjendet tek lakra jeshile, spinaqi, zarzavatet etj.

KUJDES!!! Nëse doni të merrni suplemente shtesë të këtyre vitaminave duhet të konsultoheni më parë me mjekun.

Burimi: Web Medicine

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave