Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Uji është burimi i jetës, por duhet të dini edhe kur ta konsumoni. Pirja e ujit para, gjatë dhe menjëherë pas vaktit nuk është e këshillueshme. Kjo për shkakun se uji në këto momente ndikon në sistemin tretës dhe i jep fryrje të menjëhershme stomakut.
Uji menjëherë pas vaktit apo gjatë tij shkakton parehati në stomak dhe proçesi i tretjes ngadalësohet ndjeshëm.
Kur duhet të pini ujë?
Uji rekomandohet të pihet 30 minuta para vaktit, kjo për shkakun se do t’ju japë ndjesinë e plotësisë dhe nuk do t’ju lejojë të hani shumë dhe 30 minuta pas vaktit, në këtë kohë proçesi i tretjes së ushqimit është aktivizuar dhe uji do t’ju ndihmojë në eleminimin e mbeturinave.
Shmangni pijet e gazuara, pijet me shumë sheqer dhe kafeinën gjatë vakteve.
Burimi: Healthy Tips World


