Hidhen në treg salsiçe me viagra natyrale

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Është hedhur së fundmi në treg një produkt i ri i salsiçeve, që përmban një përbërës shumë të veçantë – një kurë alternative natyrale të viagrës.

Salsiçet SOS Viagra përmbajnë mish derri, djathë, aminoacidin L’Arginine, erzën “Horny Goat Weed”, e cila përdoret gjerësisht në Kinë për të trajtuar dëshirën e ulët seksuale, dhe xhensen siberian, një bimë e përdorur gjerësisht në shtetet lindore. Të gjitha këto përbërës do t’ju vijnë në ndihmë meshkujve që kanë probleme me impotencën seksuale.salsice_viagra

Salsiçet me viagra natyrale kanë dalë në treg sot dhe një pako me 6 copë kushton 4.99 paundë. Ata janë prodhuar nga kompania Fathers4Justice.

Ato janë krijuar si pjesë e fushatës për shëndetin e meshkujve, për t’i vetëdijesuar ata në lidhje me sëmundje serioze, si depresion, vetëvrasje dhe testosteron të ulët, për të cilat meshkujt e kanë të vështirë të falin.

Pronari i kompanisë “Fathers4Justice”, Matt O’Connor, vendosi të prodhojë këto salsiçe pas eksperiencës së tij me depresionin dhe pasi kishte hasur me mijëra raste të tilla gjatë punës së tij.

“Si babai i tre fëmijëve, jam shumë i shqetësuar në lidhje me emergjencën e shëndetit publik me të cilën po përballen meshkujt. Shpresoj që salsiçet tona t’u japin njerëzve ushqim për mendjen dhe t’i ndihmojnë meshkujt të thyejnë muret e heshtjes në lidhje me këto probleme”, shprehet z.  O’Connor.

Burimi: Metro.co.uk / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe