Ja sa gjatë mund të jetojë një njeri, sipas shkencës

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Qeniet humane e kanë arritur limitin e jetëgjatësisë, thonë shkencëtarët. Edhe pse po jetojmë më gjatë se gjeneratat e mëparshme, hulumtuesit shkencorë kanë dalë në përfundimin se nuk do të arrijmë të thyejmë rekordet e njerëzve që kanë jetuar më gjatë deri tani.

Sipas një studimi të ti, të publikuar tek revista Nature, numri total i ditëlindjeve që mund të shpresojmë të festojmë është mesatarisht 115, një shifër kjo që është arritur që në vitet ’90.

Hulumtuesit e jetëgjatësisë analizuan të dhënat e popullsisë tek më shumë se 40 shtete.

Sipas hulumtuesve shkencorë, jetëgjatësia maksimale e njerëzve është mes 100 vjeç (mesatarja e njerëzve që kanë jetuar më gjatë) deri në 122 vjeç, mosha e Jeanne Calment, e cila mban rekordin si gruaja që ka jetuar më gjatë (ka vdekur në vitin 1997).

“E kemi arritur limitin e jetëgjatësisë”, thotë dr. Vijg, ekspert në Kolegjin Mjekësor Albert Ajnshtajn. “Për momentin ky është limiti. Njerëzit nuk do të arrijnë ta kalojnë shifrën e 115-të”.

Burimi: Yahoo News / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?