Mimomat, tumoret e mitrës që prekin 1 në 4 femra: Ja shenjat dhe shkaktaret e shfaqjes

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Mimomat jane tumore që rriten në brendësi të murit të mitrës. Në të gjitha rastet e shfaqjes kemi të bëjmë me tumore beninje që do të thotë se nuk janë kancerogjene. Dimensionet e këtyre tumoreve variojnë nga 1 cm – 15 cm. Në mitër mund të rriten edhe më shumë se 1 mimomë.

Në aspektin epidemiologjik, mimomi është tumor më i shpeshtë tek organi gjenetial femëror, 10-40% e femrave preket nga ky tumor. Tumori haset më së shpeshti tek femrat e moshës 30-50 vjeç dhe tek ato që skanë lindur fëmijë, por nuk përjashtohen rastet e tjera megjithëse janë të rralla.

Në disa raste mimomat nuk shfaqin simptoma apo shenja. Në rastet kur pacientet kanë simptoma disa prej tyre janë:

  • mimomaHemorragji e shtuar gjatë mensturacioneve
  • Mensturacione që zgjasin shumë ditë
  • Dhimbje në pjesën e fundit të barkut
  • Urinim i shpeshtë
  • Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
  • Komplikaciaone gjatë shtatzanisë, abort ose lindje të parakohshme
  • Fryrje në pjesën e fundme të barkut
  • inferitlitet

Mimomat shfaqen në mënyrë të pakuptueshme dhe nuk dihet shkaktari kryesor i tyre, ashtu si në të gjitha sëmundjet tumoriale. Por disa nga faktorët që ndikojnë në shfaqjen e këtyre tumoreve janë:

  • moshat e mesme dhe të mëdha 30-50 vjeç.
  • Rritja e nivelit të estrogjenit dhe progresteronit.
  • Gratë që kanë pasur një histori familjare të pjesëtareve të familjes me mimoma.
  • Obeziteti është një tjetër faktor që ndikon në shfaqjen e mimomave, gratë të cilat janë mbi peshë janë 2-3 herë më të rrezikuara për t’u prekur nga këto tumore beninje.

Kini kujdes me ushqimin, pasi ushqimet të caktuara si mishi i vicit rrit rrezikun për t’u shfaqur. Mimomat zakonisht rriten në murin e mitrës, por ka raste që mimomat rriten në brendësi të murit të mitrës (mimomat intramurale) ose në anën e jashtme të mitrës (mimomat subsezonale).

Mimomat gjatë shtatzanisë:

Gjatë shtatzanisë mimomat mund të rezultojnë shumë të rrezikshme sepse mund të çojnë në lindje të parakohëshme apo edhe abort. Zakonisht gratë shtatzënë që kanë mimoma të mëdha e lindin fëmijën me atë të prerjes cezariane.

Mimomat mund të zbulohen gjatë ekzaminimeve gjinekologjike rutinë. Ekzaminimi i tyre herët është shumë i rëndësishëm.

Burimi: Web Medicine

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë