Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Dalja e dhëmbëve të fëmijës është një periudhë “stresante” si për fëmijën ashtu edhe për prindërit. Fëmijët ndjejnë dhimbje dhe parehati gjatë kësaj periudhe.
Ja disa nga shenjat që tregojnë se fëmijët po “vuajnë” nga dalja e dhëmbëve:
Nervozizëm- Jargëzim i tepërt
- Mishra të fryrë
- Vështirësi për të fjetur gjumë
- Fërkim i fytyrës
- Tërheqin veshët
- Refuzojnë të konsumojnë ushqim
Ja disa mënyra natyrale që qetësojnë dhimbjet e fëmijëve:
Kosi: kosi është i pasur me proteina dhe është freskues. Ai do të qetësojë dhimbjet e fëmijës dhe do t’i freskojë mishrat që duken gjithmonë të përflakur.
Çaj kamomili: lagni një napë të pastër me çaj kamomili dhe vendoseni në frigorifer për disa minuta. Me napën lyejini fëmijës mishrat e dhëmbëve. Kamomili ka veti qetësuese dhe anti-inflamatore.
Rrush i ftohtë: merrni disa kokrra rrushi, pritini në gjysmë dhe vendosini për pak minuta në frigorifer. Me rrushin fërkoni mishërat e dhëmbëve. Rrushi përmban resveratrol, një kompleks natyral anti-inflamator që qetëson dhimbjet dhe lehtëson simptomat.
Burimi: Med-Health


