4 kombinime ideale të ushqimeve për anemikët

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Hekuri është lënda ushqyese që duhet të konsumohet më shumë nga personat që vuajnë nga anemia. Ai ndihmon trupin të prodhojë qeliza të kuqe të gjakut dhe rrit sistemin imunitar. Por, kjo lëndë ushqyese është e vështirë të merret, sidomos nëse nuk e preferoni mishin. Edhe pse ka mjaft ushqime bimore që e përmbajnë këtë mineral, trupi nuk mund ta zbërthejë atë lehtësisht nga perimet siç mund të bëjë me mishin.ushqime_anemike

Fatmirësisht, kur hekuri kombinohet me vitaminën C, trupi mund ta zbërthejë 6 herë më shumë këtë mineral. Ja disa nga ushqimet me bazë bimore që mund t’i kombinoni bashkë për të marrë hekur aq sa i nevojitet trupit.

Spinaq (hekur) + spec të kuq (vitaminë C): I bashkoni bashkë në gatime të ndryshme për të marrë sa më shumë hekur.

Brokoli (hekur) + domate (vitaminë C): Gatuani një omëletë me perime, me brokoli dhe lëng domatesh.

Fasule të kuqe (hekur) + lakër (vitaminë C): Zëvendësoni kombinimin klasik me oriz dhe fasule, që kur konsumohen së bashku sigurojnë një burim komplet të proteinës, duke shtuar lakër tek përzierja.

Çokollatë të zezë (hekur) + luleshtrydhe (vitaminë C): Shkrini pak çokollatë të zezë dhe më pas e hidhni tek luleshtrydhet e pasura me antioksidues.

Burimi: Health / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt