Hiqni lëkurën e errët në pjesët intime me mënyra natyrale

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Ekziston një gjendje specifike e lëkurës e quajtur Acanthosis Nigricans, e cila formohet në pjesën e ijeve midis këmbëve. Kjo ndodh  më se shpeshti kur njerëzit janë mbi peshë dhe mund të kthehet në një sëmundje të rrezikshme. Njerëzit obezë dhe me diabet të tipit 2 vuajnë më së shpeshti nga ky problem, i cili mund të degjenerojë në sëmundje serioze si tumor, ndryshime hormonale dhe faktorë të tjerë gjenetik.lekure-e-erret

Simptomat shfaqen në zonën e ijeve dhe në zonat publike. Lëkura fillon të marrë një ngjyrë kafe dhe ndryshon edhe trashësinë duke u bërë më e fortë. Në disa raste mund të bëhet e dhimbshme dhe të shkaktojë irritime dhe kruajtje. Më poshtë jepen disa mënyra se si të përmirësohet kjo gjendje:

  • Aloe vera– Ajo mund të rikthejë ngjyrën natyrale të lëkurës si dhe të riparojë dëmtimin në qelizat e lëkurës. Përdorni xhel aloe vera dhe aplikojeni në pjesën e errët. Lëreni atë për 20 minuta. Pas kësaj mund të lahenu. Ky trajtim duhet të përsëritet çdo ditë.
  • Kastravec– për ta përdorur atë sa më mirë, përzieni lëngun e kastravecit me lëng limoni dhe shafran dhe aplikojeni përzierjen në zonën e duhur. Përsëriteni këtë çdo ditë. Nëse nuk i keni elementët e tjerë, mundeni thjeshtë të fërkoni pjesët e errëta me kastravec.
  • Limoni – vitamina C që ndodhet në limon mund të heqë qelizat e vdekura në lëkurë dhe rikthen ngjyrën natyrale të trupit. Përdorni lëngun e limonit për të lyer pjesën e errët dhe lëreni për 20 minuta. Në fund lahuni me ujë të vakët.
  • Sodë buke – përzieni sodën e  bukës me ujë në raportin 1:3 dhe formoni një pastë. Aplikojeni atë në pjesën e errët të lëkurës dhe lëreni deri sa të thahet. Më pas lajeni me ujë të ngrohtë dhe përsëriteni këtë procedurë 2 herë në javë.

Burimi: Healthy Life Byte

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave