Ja pse fëmijët nuk duhet të rrinë zgjuar deri natën vonë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Qëndrimi i fëmijëve zgjuar deri natën vonë mund të dëmtojë zhvillimin e trurit, paralajmërojnë shkencëtarët.

Oraret e parregullta të gjumit mund të dëmtojnë ato pjesë të trurit që janë ende duke u zhvilluar, përfshirë ato që lidhen me shikimin, perceptimin dhe përpunimin e të dhënave. Pasi privohet nga gjumi, truri i një fëmije ka nevojë për gjumë më të thellë, sidomos në këto pjesë specifike të trurit.erli

Në studim u vëzhgua aktiviteti i trurit të 13 fëmijëve të moshës 5 -12 vjeç gjatë dy netëve, një javë larg nga njëra – tjetra, teksa të vegjlit flinin në shtëpitë e tyre.

Në rastin e parë ata fjetën në orarin e zakonshëm, ndërsa herën e dytë u lejuan që të qëndronin zgjuar deri vonë.

Skanerat treguan se truri i tyre i përgjigjej ndryshe mungesës së gjumit, krahasuar me të rriturit.

Sasia e paktë e gjumit çonte në rritje të nevojës për gjumë të thellë në ato pjesë të trurit në zhvillim. Efekti i gjumit të thellë nuk shfaqet në rajonet ballore të trurit, ashtu si tek të rriturit, por në anën e pasme.

Ky efekt mund të jetë i përkohshëm, që do të thotë se shfaqet vetëm gjatl fazave të rëndësishme të zhvillimit të trurit në fëmijëri ose adoleshencë.

Shkencëtarët mendojnë se cilësia e gjumit është përgjegjëse për zhvillimin si duhet të lidhjeve nervore gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Prandaj është e rëndësishme që fëmija të flejë mjaftueshëm gjatë kësaj faze të jetës. Sipas udhëzimeve ndërkombëtare, rekomandohet që fëmijët e moshës 6-13 vjeç të flenë 9-11 orë në natë.

Studimi u realizua nga Universiteti i Zyrihut dhe u publikua në revistën shkencore “Frontiers in Human Neuroscience”.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!