Recetat bimore për alergjinë

Hudhra është një ilaç i shkëlqyer natyror kundër alergjive. Kështu, rekomandohet që njerëzit që vuajnë nga ky shqetësim ta konsumojnë sa më shumë.

hudhra 1Në disa zona bregdetare të Amerikës është përdorur gjerësisht kripa e detit. Për këtë, tretet gjysmë luge çaji kripë deti në ujë të filtruar. Më pas thithni për 20 sekonda pak nga uji me njërën nga vrimat e hundës duke mbyllur tjetrën. Përsëritet kjo procedurë me vrimën tjetër dhe më pas uji nxirret nga goja. Nëse personi që ka alergji e ka të vështirë të thithë ujin drejtpërdrejt, mund të përdorni një pikatore. Për këtë arsye gjyshet thoshin se banjat në det gjithashtu janë të dobishme dhe pozitive për shëndetin e personave alergjik dhe me sinozit.

Nëse i keni kanalet e hundës të bllokuara, mund të përtypni një thelpi hudhër dhe shumë shpejt do të vëreni se mund të merrni frymë lirisht.

Një ilaç natyral vërtet i çuditshëm është të fërkoni veshët derisa ato të nxehen. Ky veprim do të shërbejë për lirimin e hundëve.

Një tjetër ilaç është të përtypni një flet hojesh mjalti për dhjetë minuta për të zhbllokuar sinuset e alergjikëve.

caj 2Lulja e shtogut lufton skuqjet dhe inflamacionin e lëkurës të shkaktuar shpesh nga alergjitë. Për ta bërë këtë, vloni ½ l ujë dhe pasi ta keni hequr nga i nxehti shtoni 3 lugë lule shtogu dhe liheni të qëndrojë për 1 minutë. Duhet të thithni avujt e këtij infuzioni, i cili lehtëson kongjestionin e hundës. Për një efektivitet më të madh duhet aplikuar ende i ngrohtë, me ndihmën e një shtupe pambuku, në zonat e lëkurës ku janë shfaqur shenjat e alergjisë.

Njerëzit të cilët vuajnë nga riniti alergjik, apo alergjia ndaj poleneve mund të përpunojnë këtë lëng që përmban përbërësit: 4 lugë uthull, 1 filxhan ujë, pak lëng rrepkash dhe pak limon, nga i cili duhet të pini një gotë në ditë për 5 ditë.

Përzieni 1 filxhan krunde në një litër uji dhe vendoseni këtë në zonën ku janë shfaqur simptomat e alergjisë.

Hidhni në 1/2 litër ujë valë, 1 lugë gjelle sherebelë, 1 rozmarinë dhe 1 hithër. Mbuloheni kullojeni dhe lëreni të ftohet. Piheni këtë çaj gjatë gjithë ditës.

Vërejtje: Për çdo situatë është mirë të konsultoheni së pari me mjekun alergolog

Postime të ngjashme

Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë