Ushqimet që përmbajnë më shumë proteina

Proteinat, karbohidratet dhe yndyrnat janë tre makronutrientët thelbësorë për shëndetin e organizmit tonë, për rritjen e funksionimin e duhur të trupit të njeriut. Proteinat, të cilat ndërtohen nga aminoacidet, ndihmojnë shtimin e peshës trupore dhe në uljen e kësaj të fundit nëse përdorni një dietë hipokalorike. Një teprim i sasisë së proteinave, nuk është e këshillueshme sepse çon në një punë shtesë të veshkave për eliminimin e mbeturinave. Një pjesë e aminoacideve esenciale për trupin duhet të vijnë nga proteinat shtazore dhe bimore.

veze mishNjë mungesë në proteina shkakton debolesë  muskulore dhe çrregullon funksionet e organizmit. Nevoja ditore e një të rrituri parashikon konsumimin e 0.75 gr proteina për çdo kilogram të peshës.

Ja lista e ushqimeve me përmbajtje të lartë të proteinave:

Mishi i lopës dhe viçit, 36 gr proteina

Frutat e thata, 33 gr

Djathi i freskët, mocarela dhe gjiza, 32 gr për një porcion prej 100gr

Mishi i pulës dhe gjelit të detit, në 100 gr gjenden 30 gr proteina

Peshqit si toni e halibuti, 26 gr proteina në 100 gr ushqim

Fileto gici, 25 gr proteina

Soja, 17 gr proteina

Veza, 13 gr proteina

Kosi dhe qumësht soje, 6 gr proteina

Postime të ngjashme

I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar